Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Të martën do të mbahet, EKSPOZITA “GJENOCIDI XX: TA KUJTOJMË TË KALUARËN, TA NDËRTOJMË TË ARDHMEN” , që do të flasë drejtpërdrejtë rreth kësaj ekspozite autori Enver Hoxha.
 
Për "Ditën e të Drejtave të Njeriut", "Lansimin e Platformës për të Drejtat e Njeriut" si dhe e ''Drejta për një Mjedisë të Sigurt dhe të Shëndetshëm" do të flasë drejtpërdrejtë Hilmi Jashari Avokat i Popullit.
 
Po ashtu gjatë emisionit drejtpërdrejt do të shfaqen aktivitetet për shënimin e "Ditës së të Drejtave të Njeriut".
 
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme