06:32 / 10.12.2019
Prokuroritë dhe Policia e Kosovës ndërlidhen me sistem elektronik
RTKlive
Sot do të bëhet lansimi i ndërlidhjes së sistemeve elektronike të Prokurorit të Shtetit (prokurorive) dhe Policisë së Kosovës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: Bahri Hyseni – Kryesues i KPK-së; Aleksandër Lumezi – Kryeprokuror i Shtetit dhe Rashit Qalaj – Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Takimi do të mbahet në objektin e Prokurorisë së Shtetit.
Ndërlidhja e sistemeve elektronike të Prokurorit të Shtetit (prokurorive) dhe Policisë së Kosovës, do të ndikojë në shkëmbimin elektronik të dhënave në mënyrë më të shpejtë, të sigurt dhe më efikase.























