VIDEO-Situatë alarmante e ndotjes së ajrit në Kosovë
Sharr Travel

VIDEO-Situatë alarmante e ndotjes së ajrit në Kosovë

Edhe këtë vit në Kosovës, veçanërisht në Prishtinë, po vazhdon që ndotja e ajrit të jetë alarmante.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se ndotja e ajrit në Kosovë është alarmante dhe për këtë duhet të ndërmerren masa.

“Ka hapësirë nga autoritetet që të merren më shumë me këtë dukuri”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij nuk ka zbatim të ligjit edhe për të respektuar standardet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Kosova ka standarde të mira, por zbatimi është jo i mirë i ligjeve që janë miratuar në vend”, tha ai. Jashari ka përmendur raste të ndryshme, ku një kompani ka hedhur në lumë mbetje të rrezikshme acidike, ku pamundësohet të jetojë ndonjë gjallesë.

Kosova e para në Ballkan që bëhet me platformë për të drejtat e njeriut

Ndryshe për Ditën e të Drejtave të Njeriut, sot do të bëhet lansimi i ‘Platformës për të Drejtat e Njeriut". Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se kjo platformë do të jetë me shumë rëndësi për akterët dhe qytetarët dhe është e para në Ballkan. “Synimi ynë që të ketë sa më shumë lehtësi për qasje për të drejtat e njeriut”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij kjo platformë do të jetë e lehtë për përdorim dhe shumë e dobishme për qytetarët . Jashari tha se presin vlerësimet dhe kritikat ndaj kësaj databaze.

Autor: RTKlive