Avokati i Popullit lanson platformën për të drejtat e njeriut
BKT
Lajme

Avokati i Popullit lanson platformën për të drejtat e njeriut

Në 71 vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, në Prishtinë u lansua platforma për të drejtat e njeriut.

Dy udhëzuesit të cilët i ofron platforma, do të shërbejnë për të siguruar qasje më të lehtë dhe praktike në juridiksionin vendor dhe ndërkombëtarë përmes lidhjeve të strukturuara në mes instrumenteve juridike dhe gjyqësore (praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut) të cilat zbatohen drejtpërsëdrejti në sistemin juridik të Republikë së Kosovës, si dhe për të demonstruar lidhjet e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Platforma për të Drejtat e Njeriut është projektuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit dhe është zhvilluar në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me mbështetje financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze.


MË SHUME NGA Lajme