Osmani takohet me Grennell në Berlin

Osmani takohet me Grennell në Berlin

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, është takuar sot me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në Berlin.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka falënderuar Grenell për bashkëpunimin.

“Faleminderit Ambasador Richard Grennell për një diskutim të shkëlqyeshëm sot në Ambasadën e SHBA-së në Berlin. Shikojmë përpara për të forcuar bashkëpunimin”.

Përveç Grenell, Osmani ka takuar edhe zyrtarë të tjerë gjermanë me të cilët ka biseduar edhe për formimin e koalicionit qeverisës.