Promovohet libri `Nga zero në njëqind`
Sharr Travel

Promovohet libri `Nga zero në njëqind`

Oda e Afarizmit të Kosovës sot organizon promovimin e librit “Nga zero në njëqind” të autorit Dritan Shpuza.

Gjatë këtij promovimi, autori do të flasë në lidhje me sjelljen, zanatin e vërtetë i cili zhvillon biznesin, zhvillimin si shitës, ku duhet të përqendroheni dhe menaxhimin e kompanisë.

Po ashtu, do të jepen përgjigje se cila është strategjia që do të vendosim për të realizuar misionin shoqëror e si do bëhet rekrutimi dhe trajnimi i njerëzve që do të bëjnë të mundur misionin shoqëror dhe krijimin e sigurimin e mallrave dhe shërbimeve të tij dhe krijimi i një modeli të përsëritshëm për të ofruar shërbime edhe larg zyrës qendrore dhe në çdo territor. Modeli i përsëritshëm do të bëjë të mundur që ndërmarrja të mbijetojë edhe pas daljes në pension ose zhdukjes së themeluesve.

Gjithashtu, pjesëmarrësit do të kenë rastin që të parashtrojnë pyetje dhe të ngrisin për diskutim çështje që mund të kenë interes për biznesin e tyre, ku autori me kënaqësi edhe do të iu përgjigjet.

Ndryshe, autori Dritan Shpuza prej vitesh është në profesion si një sipërmarrës, konsulent i biznesit dhe trajnues. Ai ka ndihmuar biznesmenët që të arrijnë qëllimet e tyre në biznes dhe në jetë duke lehtësuar procesin dhe rrugëtimin.

Sot ai dhe kompanitë e tij në të cilat thuhet se ka investuar shifra me 6 zero, janë një projekt që po revolucionon botën e detajet të tjera do të bëhen të ditura në prezantimin e librit.

Takimi do të mbahet në sallën e konferencave “Orion” me fillim nga ora 10:00.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Kulturë