Ushqimi në orët e vona rrit rrezikun e këtyre sëmundjeve tek femrat
BKT
Lifestyle

Ushqimi në orët e vona rrit rrezikun e këtyre sëmundjeve tek femrat

Sipas një studimi të bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) risku i sëmundjeve kardiovaskulare rritet edhe më shumë tek femrat që pjesën më të madhe të sasisë ditore të kalorive e marrin në orët e vona (pas 18.00).

Universiteti “Columbia” në Nju-Jork ka bërë për një vit një studim në lidhje me shëndetin e zemrës mbi 112 femra me një moshë mesatare 33 vjeç, raporton revista “Science Daily”.

Nga studimi në fjalë doli se femrat që pjesën më të madhe të sasisë së kalorive që ato kanë nevojë gjatë ditës e kishin marrë pas orës 18.00, ato kishin pasur më shumë probleme me zemrën më krahasim me të tjerat.

Një konkluzion tjetër që doli nga ky studim është se kaloritë e tepërta që merren në mbrëmje shkaktojnë rritje të indeksit të masës trupore dhe të presionit të lartë të gjakut.

Përfundimet e studimit do të paraqiten në takimin e Shoqatës Amerikane të Kardiologjisë që do të mbahet në Filadelfia në datat 16-18 nëntor.