Sipas studimeve, lumturia juaj nuk varet nga paratë
Një studim i ri nga hulumtuesit britanikë tregon se seksi dhe gjumi janë më të rëndësishmet kur është fjala për lumturinë dhe mirëqenien, ndërsa paratë s’kanë ndikim në to.
Studimi ka përfshirë 8,250 britanikë dhe ka treguar se rritja e të ardhurave personale kishte pasur ndikim shumë të vogël në aspektin e lumturisë, ndërsa kualiteti i gjumit ishte i lidhur ngushtë me ndjenjat e lumturisë dhe mirëqenies.
Personat të cilët bënin gjumë të mirë gjatë këtij studimi kishin pasur 15 pikë më shumë në indeksin e lumturisë sesa ata që s’bënin mjaftueshëm gjumë.
Atyre të cilëve u ishin rritur të ardhurat personale për 550 për qind, indeksi i lumturisë iu ishte rritur për vetëm dy pikë.
Faktorë tjerë të cilët janë më të rëndësishëm sesa paratë kur është fjala për lumturinë, janë jeta në një komunitet të mirë, siguria në punë dhe shëndeti i të afërmve.























