Ardian Ismajli: Do ta ndërtojmë një Kombëtare të frikshme
BKT
Sport

Ardian Ismajli: Do ta ndërtojmë një Kombëtare të frikshme

Futbollistët kosovar tashmë kanë “pushtuar” kampionatet e ndryshme elitare evropiane.

Janë shumë talentë të kësaj loje magjike, që po shkëlqejnë në “tapetet” e ndryshme në Kontinentin e Vjetër.

Kampionati kroat, është vetëm njëri ndër shumë kampionate evropiane, ku lojtarët shqiptarë po dëshmojnë cilësia të larta, madje, shpeshherë edhe protagonist në skuadrat e tyre përkatëse.

E njëri ndër lojtarët shqiptare, që tashmë është pjesë e rëndësishme e gjigantit kroat, Hajduk është edhe mbrojtësi Ardian Ismajli.

Anëtari i Kombëtares shqiptare, në një intervistë ekskluzive për GazetaTopi.net, rrëfehet për periudhën që po kalon tek Hajduku, ofertat e deri tek Kombëtarja shqiptare.

Ismajli shprehet i lumtur me formën që po kalon tek skuadra e madhe kroate. Sipas tij, sezoni i tij i parë tek Hajduku ka qenë shumë i suksesshëm.

“Në fakt ky është sezoni i katërt, por sezoni i parë për mua ka qenë shumë i suksesshëm dhe shumë emocionues, sepse vetëm dy muaj aktivizime në ekipen e dytë dhe ende pa përfunduar sezona, po atë vite kam debutuar për ekipen e parë”, tha Ismajli për GazetaTopi.net.

Ai e pranon se ka marrë shumë oferta nga ligat e mëdha evropiane, por sipas tij, transferimi në një klub më të madh nuk varet vetëm nga ai.

“Është e vërtetë kam shumë oferta nga ligat më të mëdha evropiane, por të shohim si do të shkojnë gjerat. Kam kontratë me Hajdukun deri në vitin 2022. Transferimi im nuk varet vetëm nga unë por edhe nga klubi”, theksoi ai.

Ish-lojtari i Kosovës U21, por që më pas zgjodhi Shqipërinë, ka folur edhe për kualifikueset e EURO 2020, ku kuqezinjtë nuk ia dolën të kualifikohen. Megjithatë, Ismjali është i bindur se Shqipëria do të ndërtojë një skuadër që do t’ia kenë frikën edhe kombëtaret e mëdha.

“Kam pritur më shumë dhe shumë e kemi pritur së do të kualifikohemi, por prapë se prapë jam shumë i kënaqur me atë që kemi arritur. Shpresojmë se do ta ndërtojmë një ekip që do të na e kanë frikën shumë kombëtare”, thotë Ismajli.

“Shpresojmë së me afrimi e lojtarëve shumë cilësor që po shkëlqejnë në të gjitha ligat, do te kemi një kombëtare shumë të fortë. Jam shumë krenar dhe shumë i lumtur që jam kuq e zi”, përfundoi Ismajli.