Thaçi, Vuçiqit: Kërkimi i kompromisit, pa na njohur si shtet, provokim
BKT
Lajme

Thaçi, Vuçiqit: Kërkimi i kompromisit, pa na njohur si shtet, provokim

Hashim Thaçi ka thënë se deklarata të tilla të Vuçiqit -se Serbia kërkon kompromis me Kosovën, duke përjashtuar njohjen reciproke - janë provokime, dhe sipas tij në tryezën e dialogut dy shtetet mund të ulen vetëm si të barabarta.

Presidenti i Republikës së Kosovës të mërkurën u është kundërpërgjigjur deklarimeve të Aleksandër Vuçiqit, i cili gjatë vizitës në Greqi ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur greke “Kathimerini”, ku ka folur për çështjen e gjetjes së një zgjidhje finale me Kosovën dhe gjithashtu edhe për idenë e shumë diskutuar të korrigjimit të kufijve e shkëmbimit të territoreve.

“Mesazhet nga Beogradi që duhet të kemi një kompromis pa njohje të Republikës së Kosovës janë provokime. Pavarësia e Kosovës është një kompromis. Dialogu është i mundur bazuar në një parim: Dy shtetet duhet të njohin njëra-tjetrën si fqinj të barabartë, që lëvizin drejt integrimit në familjen Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme