Krasniqi: S`ndalemi duke kërkuar drejtësi për viktimat e dhunimeve
BKT
Lajme

Krasniqi: S`ndalemi duke kërkuar drejtësi për viktimat e dhunimeve

Drejtori i organizatës “Drejtësi për të gjithë”, Nafi Krasniqi, ka thënë se asnjëherë nuk do të ndalen për të kërkuar drejtësi për rastet e dhunimeve seksuale gjatë kohës së luftës.

Duke folur për emisionin “Udhëve” të RTK-së, ai ka thënë se beson që institucionet e Kosovës e kanë ndjeshmërinë më të madhe se sa EULEX.

“Asnjëherë nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësi. Besojmë që institucionet tona e kanë ndjeshmërinë, gjë që iu ka munguar institucioneve të EULEX-uit. Për njëzet vite kemi kërkuar drejtësi dhe edhe njëzet vite të tjera do të kërkojmë drejtësi”, ka thënë ai.  


MË SHUME NGA Lajme