Në Prishtinë vjen shfaqja Alter `Një rrugëtim në vetë të parë`
Sharr Travel

Në Prishtinë vjen shfaqja Alter `Një rrugëtim në vetë të parë`

Një shfaqje e veçantë do të jetë prezent sonte për herë të parë në Prishtinë e cila është bashkëdyzimi i të gjitha llojeve të artit, muzikë teatër, video që të gjitha të inkorporuar në një shfaqje multidisiplinare e cila mban titullin Alter..."Një rrugëtim në vetë të parë".

Rea Veizi autore e kësaj shfaqje ka thënë se ideja për të bërë këtë shfaqe lindi nga multidisiplinariteti, që të përfshinte disa ngjarje.

Në këtë rast ajo ka thënë se ka zgjedhur muziken me dy piane, përformancen teatrale dhe video projeksioneve.

"Pra veprat muzikore qe ne do te luajmë janë te frymëzuar nga veprat letrare. Sigurisht që veçantia e saj nuk qendron vetem te multidisiplinariteti por edhe tek mënyra e vënies në skenë", ka thënë ajo.