Një lajm i hidhur për ata që konsumojnë alkoolin
Konsumimi i vetëm një gote me pije alkoolike në ditë për një dekadë mund të rrisë rrezikun tuaj për kancer për pesë përqind, sipas hulumtimit.
Një studim i më shumë se 120,000 njerëzve në Japoni zbuloi se pirja e rregullt – madje edhe në sasi të vogla – rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit.
Shkencëtarët thanë se njerëzit që kurrë nuk kishin pirë alkool në jetën e tyre kishin më pak të ngjarë të merrnin ndonjë formë të sëmundjes.
Dy gota në ditë për pesë vjet mund të rrisin mundësinë e kancerit në të njëjtën sasi si një në ditë për një dekadë, paralajmëruan ata.
Shkencëtarët në Universitetin e Tokios dhe Universitetin Harvard krahasuan të dhënat nga 63,232 pacientë në spital dhe të njëjtin numër njerëz të shëndetshëm.
Ata gjetën një lidhje pothuajse lineare midis alkoolit dhe kancerit.























