Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), si zakonisht do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do të flasin mysafirët e ftuar.
Fillimisht nga shkolla ”Faik Konica” në një lidhje të drejtpërdrejtë do të flasë Vjollca Shala, nënkryetare e SBAShK-ut, e cila do të na njoftojë më hollësisht për grevën në arsim.
Poashtu në një lidhje të drejtpërdrejtë por nga sheshi "Zahir Pajaziti" do të informohemi për minimaratonën humanitare "Vrapo Babadimër 2019".
Kurse mysafir të ftuar do të jenë Elona Meta Haubrich dhe Aurora Meta Dollenberg nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë do të na njoftojë për konferencën mjekësore dhe të rejat e mjekësisë moderne.
Ndërkaq Afërdita Paqarada, organizatore dhe Diellëza Kolgeci, do të flasin për ballon shqiptare 2019, vitin jubilar, e cila do të mbahet të shtunen.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























