20:21 / 12.12.2019
Nuk ka më sherr te Paris SG, Neymar dhe Cavani bëjnë paqe
Nuk është një sekret që mes Edison Cavani dhe Neymar nuk ka pasur një raport të mirë te Paris SG.
Dy sulmuesit e Paris SG janë përplasur shpesh herë mes tyre, por gjërat duket se kanë ndryshuar. Konfirmimi për këtë vjen nga ndeshja e fundit në Champions, ku skuadra pariziene mundi 5-0 Galatasaray.
Ndryshe nga e shkuara, ku një 11-metërsh kishte agravuar marrëdhënien e dy futbollistëve, këtë herë Neymar shkoi vetë dhe i dorëzoi sulmuesit uruguajan topin për të goditur penalltinë. Ky gjest i brazilianit ka tërhequr vëmendjen e mediave franceze, që tani flasin për një “pajtim” mes dy sulmuesve të Paris SG.























