23:02 / 12.12.2019
Roma ndalet, por kualifikohet, fitojnë edhe United dhe Porto
Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Wolfsberger, por sërish e mbylli në vendin e parë Grupin J.
Perotti zhbllokoi sfidën në minutën e 7-të, por 3 minuta më pas Florenzi shënoi në portën e tij. Dzeko rikthehu sërish në avantazh Romën, ndërkohë që Weissman do të barazonte për rezultatin historik për ekipin austriak.
Manchester United ndërkohë fitoi 4-0 ndaj AZ Alkmar. Dy gola të Greenwood, një i Young dhe një nga Mata duke e mbyllur në vendin e parë.
Porto mori një fitore spektakolare 3-2 ndaj Feynoord. Diaz, Malacia dhe Soares ishin heronjtë e skuadrës portugeze që u kualifikua si e para në grup.























