VV dy herë provon të bëjë qeverinë, nëse nuk bëhet shkohet në zgjedhje
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se Vetëvendosjes i takon dy herë opsioni i krijimit të qeverisë së re, dhe që nëse nuk votohet ajo qeveri, atëherë shkohet në zgjedhje të reja.
Hasani në T7, tha se për dallim nga Maqedonia e Veriut, ku kandidati fitues duhet që të bindë presidentin për të marrë mandatin, në Kosovë dispozitat kushtetuese kanë diferencë dhe se sipas neneve duhet që mandatari të jetë dy herë nga grupi apo partia fituese.
“VV dy herë provon të bëjë qeverinë, nëse nuk bëhet shkohet në zgjedhje të reja”, thotë Hasani.
Hasani ka folur për marrëdhëniet e tij me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe presidentin Hashim Thaçi.
“Unë Kadri Veselin e kam pasur nxënës. Ndërsa me Hashim Thaçin, përveç koktelleve zyrtare, asnjëherë nuk jemi takuar privatisht”, është shprehur Hasani dhe ka shtuar se nxënësit të tij, Veselit, asnjëherë nuk i ka kërkuar favore apo anasjelltas.
“Kadi Veselin e kam pasur vetëm nxënës, kurrë asnjë favor as s’ia kam lypur as nuk ma ka lypur. Në aspektin social, kam qenë më i afërt me Ramushin”, shtoi Hasani.























