Një tabletë kundër ngrënies së tepërt? Shkencëtarët bëjnë zbulimin e madh
Sharr Travel

Një tabletë kundër ngrënies së tepërt? Shkencëtarët bëjnë zbulimin e madh

Shkencëtarët kanë gjetur një regjion të caktuar të trurit, i cili është i lidhur me ngrënien impulsive, përkatësisht me ngrënien e tepërt.

Hulumtuesit nga Universiteti i Georgia kanë treguar se ky regjion përmban hormone, të cilat e rrisin nevojen e ngrënies, gjë e cila i shkakton njerëzit të hanë pa kontroll ushqime si akullore, çokollata, patatina apo produktet e tjera, të cilat janë të dëmshme për shëndetin.

Në një studim të bërë me minj, kur ky regjion ishte aktivizuar, ata nuk mund ta kontrollonin nevojën e të ngrënit, ndërsa kur ky regjion ishte joaktiv, nevoja e tyre për ngrënie të vazhdueshme ishte reduktuar.  

“Ekziston një mekanizëm në trurin e njerëzve, që e rregullon kapacitetin tuaj për t’i thënë jo nevojës impulsive për të ngrënë”, tha Emily Noble, autore e këtij studimi.

Sipas shkencëtarëve, këto gjetje mund të jenë një hap i mirë në zhvillimin e një “tablete”, që do t’i ndalonte njerëzit të hanë ushqime të tepërta dhe të dëmshme për shëndetin.