12:10 / 13.12.2019
Bedri Zyberaj ftohet për intervistim nga Specialja
Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim Bedri Zyberajn. I njëjti do të intervistohet më 22 janar në Hagë. Lajmin për ftesën e Bedri Zyberajt në Speciale e ka bërë publik djali i tij Jetlir Zyberaj. Jetlir Zyberaj është këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.
'Për shkak të angazhimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, babai im, prof. Bedri Zyberaj, dje, është ftuar që të paraqitet në Hagë, me dt. 22 janar 2020, për t'u intervistuar nga prokurori i dhomave speciale”, ka shkruar Jetlir Zyberaj në Facebook.























