12:35 / 13.12.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), si zakonisht do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do të flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë i ftuar do të jetë Alban Zeneli nga departamenti i Gazetarisë në UP, i cili do të na njoftojë për edukimin medial.
Ndërsa Norik Uka, fotograf, do të na njoftojë më hollësisht për magjinë e fotografisë gjatë festave të fundvitit.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























