Man Utd dhe Arsenal pas ylli të Serie A
BKT
Sport

Man Utd dhe Arsenal pas ylli të Serie A

Mesfushori i Atalanta ka përfunduar në radarin e dy gjigantëve të Serie A.

Manchester United dhe Arsenal janë vënë në kërkim të shërbimeve të yllit të Serie A, Dejan Kulusevski, raporton ‘The Sun’.

Kulusevski është në listën e dëshirave të këtyre dy skuadrave, para merkatos së janarit, ku synohet të finalizohet një marrëveshje për të.

Suedezi, i cili aktualisht luan si i huazuar tek Parma, vlerësohet me një çmim prej 40 milionë funteve, transmeton lajmi.net.

Kulusevski ka kontribuuar në tri gola dhe pesë asistime në 15 ndeshje të Serie A këtë edicion, me fanellën e Parma.