“El Clasico” frikëson Spanjën
BKT
Sport

“El Clasico” frikëson Spanjën

Derbi më i madh në Evropë, Barcelona – Real Madrid që do të zhvillohet me 18 dhjetor po pritet më shqetësime në Kataloni.

Policia spanjolle po përgatitet ta shtojë sigurinë në kë ndeshje, e cila mund të prodhojë dhunë në rrugët e Barcelonës pasi janë paralajmëruar protesta nga katalonasit.

Krerët e policisë treguan se do të kenë 3 mijë policë të angazhuar për këtë ndeshje, dhe po ashtu treguan se do t’i sigurojnë autobusët në të cilët udhëtojnë futbollistët e dy ekipeve dhe t’i ndalojnë konfrontimet e mundshme në mes dy tifozërive.

Të kujtojmë që kjo ndeshje ishte paraparë që të luhej më 26 tetor mirëpo nga frika për protesta ajo është shtyrë deri më tani.

“Ne nuk shqetësohemi. Ne duam ta luajmë ndeshjen me garancitë maksimale të sigurisë”, tha mbrojtësi i Madridit Dani Carvajal.

“Camp Nou” është stadiumi më i madh i Evropës me kapacitet për 99,000 spektatorë dhe “El Clasico” është ndeshja më e madhe e sezonit.