14:51 / 14.12.2019
Napoli – Parma, ndeshja mund të shtyhet
Ndeshja mes Napolit dhe Parmës mund të shtyhet.
Ndeshja e javës së 16-të në Serie A, italianë në mes të Napolit dhe Parmës, e paraprë të luhet sot me fillim nga ora 18:00, mund të shtyhet për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe të stuhisë së mbrëmshme ne Napoli.
Mbulesa e sipërme e stadiumit “San Paolo”, duket se është dëmtuar dhe po inspektohet nga specialistët nëse përbën rrezik për tifozët.
Vendimi pritet të merret rreth orës 15:00, nëse kjo ndeshje do të zhvillohet sonte apo do të shtyhet për ndonjë datë tjetër.























