Werder pyet tifozët: A është Rashica lojtari më i miri në botë?
BKT
Sport

Werder pyet tifozët: A është Rashica lojtari më i miri në botë?

Reprezentuesi i Kosovës ka realizuar një super gol në duelin ndaj Bayern Munich, derisa ka ekzaltuar tifozët e skuadrës së Werder Bremen.

Madje, faqja zyrtare e klubit gjerman ka pyetur në faqen zyrtare të saj nëse Milot Rashica është lojtari më i miri në botë.

“A është Milot Rashica lojtari më i miri në botë”, thuhet në faqen zyrtare të Bremenit në Twitter.

Rashica gjeti rrugën e golit pas vetëm 24 minutave lojë, duke zhbllokuar kështu sfidën.

Është ky goli i 9-të këtë edicion për futbollistin kosovar te skuadra gjermane.