Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), si zakonisht do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do të flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirët e parë të ftuar do të jenë Steve Fuller, studiues, bashkëautor i antologjisë, Valbona Nathanaili, studiuse, përkthyese e Antologjisë dhe prof.ass Arsim Sinani, drejtor i Institutit për Studime Sociale dhe Humanistike, të cilët do të na njoftojnë më hollësisht për promovimin i antologjisë "Komercializmi i Shkollimit".

Ndërsa Majlinda Aliu, gazetare, do të flasë për post zgjedhje në Britani të Madhe - procesi Brexit.

Kurse i ftuari i radhës do të jetë Bajram Qerkini, udhëheqës i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, i cili do të flasë për fatin e të pagjeturëve, plagë e rëndë e Kosovës

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Teatri do të njoftohemi për premierën e shfaqjes 'Trenat', e  cila mbahet nesër.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme