Biseda me motrën, antidepresanti më i mirë në botë
Sharr Travel

Biseda me motrën, antidepresanti më i mirë në botë

Një motër ose vëlla është dhurata më e madhe që prindërit tanë mund të na japin. Ata janë shokët tanë të lojërave kur jemi fëmijë dhe besimtarët, miqtë dhe shpëtimtarët tanë kur rritemi.

Jo vetëm kaq, vëllezërit, dhe veçanërisht motrat, na pengojnë të biem në depresion!

Më saktësisht, një studim i kohëve të fundit sugjeron se biseda me një motër është ilaçi më i mirë kundër melankolisë.

Një hulumtim i kryer nga Dr.Laura Padilla-Walker nga Universiteti Brigham tregon që motrat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në dinamikën e familjes.

Hulumtimi u krye në një kampion të 395 familjeve me të paktën dy fëmijë të moshës 10 deri në 14 vjeç. Studimi ka konfirmuar – jo çuditërisht – që fëmijët me motra dhe vëllezër ndjehen më pak të vetmuar.

Gjatë rritjes ndikimi i vëllezërve është thelbësor. Ata që i kanë ata mësojnë vlerën e mirësisë dhe bujarisë, duke ndjekur shembullin e vëllezërve dhe motrave më të mëdhenj. Kjo duket të jetë e vërtetë si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

Një motër është antidepresive

Sidoqoftë, hulumtimi ka treguar se ata që kanë motra janë më pak të prirur për depresion: domethënë motrat kanë një efekt antidepresiv.

Në veçanti motrat që bisedojnë më njëra – tjetrën. Arsyeja qëndron në faktin se vajzat në përgjithësi janë më sociale se meshkujt dhe së dyti në faktin që të kesh një motër që flet shumë përmirëson dukshëm dinamikën e familjes.

Ne komunikojmë më shumë mes vëllezërve, gjë që na pengon të kemi ndjenja pesimizmi, situata konfliktuale që nuk gjejnë racionalizim, “fytyra” të mërzitura për shumë kohë, shkruan revista psikologji. Me pak fjalë, nëse jeni fëmijë i vetëm, ju padyshim që keni humbur diçka. Jo vetëm për sa i përket ndihmës materiale, por edhe për sa i përket mbështetjes psikologjike.

Me pak fjalë, një motër e dashur është gjithmonë më mirë sesa të paguajmë psikanalistin…