Djathi mund të jetë i shëndetshëm për dhëmbët

Djathi mund të jetë i shëndetshëm për dhëmbët

Një studim i bërë nga profesionistë të dhëmbëve tregoi se ngrënia e djathit mund të ndihmojë në parandalimin e zgavrave të dhëmbëve.

Katër grupe njerëzish u testuan, duke konsumuar qumësht, kos pa sheqer, parafinë dhe djathë, dhe bilanci i pH në zona të ndryshme të gojës së tyre u testua para dhe pas konsumimit, njofton Klan Kosova.

Një nivel i pH më i ulët se 5.5 mund t’i lërë dhëmbët tuaj në rrezikun për erozion për shkak të acideve të krijuara në gojën tuaj.

Ndërsa grupet që pinin qumësht dhe hanin parafinë dhe kos pa sheqer nuk treguan ndonjë ndryshim të rëndësishëm, grupi që hëngri djathë pësoi një rritje të niveleve të pH.