Espanyol bie në fund të tabelës, arrin vetëm barazim si vendës
Skuadra Espanyol vazhdon të rrezikohet të bie nga La Liga gjithnjë e më shumë, pasi sot para shikuesve të vet nuk ka arritur të shënojë fitore kundër Real Betis në kuadër të javës 17 të kampionatit të Spanjës në futboll.
Borja Iglesias solli mysafirët në epërsi qysh në minutën e katërt, por vendësit u rikthyen në lojë me golat e Darder në minutën 19 dhe Espinosa katër minuta para përfundimit të pjesë së parë.
Marc Bartra barazoi shifrat për 2:2 në minutën 67, duke siguruar një pikë të madhe për mysafirët në këtë takim.
Espanyol kështu vazhdoi me serinë e dështimeve në katër takimet e fundit si vendës kundër Real Betis, duke mos arritur të shënojë asnjë fitore.
Real Betis pas këtij barazimi renditet në pozitën e 12-të në tabelë me 23 pikë, derisa Espanyol mbetet në zonën e rrezikuar për të rënë nga liga, në pozitën e fundit me vetëm 10 pikë, po aq sa ka edhe Leganes në vendin e 19-të.























