Abazi: LDK-ja i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i dha populli
BKT
Lajme

Abazi: LDK-ja i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i dha populli

Deputeti i Vetvendosjes, Haki Abazi, ka folur për zhvillimet e fundit në negociatat LDK-VV për qeverinë e re.

Në një postim në rrjetin social 'Facebook' ai tha se LDK-ja po kërkon çka nuk i takon, çka nuk i dha populli.

Postimi i plotë:

Edhe Presidentin edhe Kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës, kur Dr. Nexhat Daci ishte Kryeparlamentar, dhe dilnin të parët në zgjedhje. LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës. Tani krejt çka kërkohet është respektimi i vendimit të sovranit për të përkrahur LVV në formimin e institucioneve për ndryshimin e madh.


MË SHUME NGA Lajme