20:49 / 15.12.2019
ASHAK organizon koncertin e fundvitit
Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës ka organizuar një koncert festiv për nesër, me anë të së cilit shënojnë arriturat e vitit 2019.
Ky organizim do të jetë i hapur për të gjithë, derisa edhe formati i tij është më i veçantë.
Në këtë koncert që do të mbahet nën kompozimin e akademik Rauf Dhomit, veç artistëve vendor do të sjellë në Kosovë edhe instrumentistë të njohur nga diaspora.
Koncerti festiv do të mbahet të hënën nga ora 19:00 në ambientet e akademisë.























