Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje direkte do të jetë Nimon Muçaj autor i librit “Balladë e Muhaxherve”, i cili do të flasë më shumë rreth botimeve të reja.
Për programin "Fublright për studentët e huaj në SHBA" , do të flasin Remizje Potoku nga Ambasada Amerikane si dhe Agnesa Jashari ish bursiste Global UGRAD Alumni.
Po ashtu në një lidhje direkte do të jenë Selim Marevci shef i kabinetit të kryetari të Ferizajit si dhe Selman Reçi përfaqësues i komunës së Çairit të cilët do të flasin për "Promovimin e Diversitetit Kulturor dhe Natyror.
Ndërsa për Konferencën e Rektorëve "Akredimi dhe Cilësia në Arsimin e Lartë" do të flasë Fadil Millaku Rektor i Unviersitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























