BE dhe UP shpërblejnë studentët për idetë më të mira për biznese startup
BKT
Lajme

BE dhe UP shpërblejnë studentët për idetë më të mira për biznese startup

Zyra e BE-së në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës mbajtën ceremoninë e ndarjes së çmimeve për idetë më të mira për biznese startup.

VentureUP,  si qendër zyrtare e Universitetit të Prishtinës për ndërmarrësi dhe inovacion e ka mbështetur një numër të bizneseve startup, të cilat tani janë të gatshme të konkurrojnë me idetë e tyre.

Vendin e parë për idetë më të mira për biznese startup, e fitoi kompania ‘MAIA’, vendin e dytë ‘ORDERBIT’ dhe të tretin ‘Auto vegla’.

Luigi Brusa, shefi i Seksionit për Bashkëpunim, Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së, u tregua i gatshëm t’i përkrahë të rinjtë e Kosovës në idetë për biznese të reja, duke thënë se një shoqëri e mirë formohet vetëm atëherë kur të gjithë bashkohen për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Pro rektori Arton Berisha tha se projekti VentureUp është një ndër synimet më serioze në Universitetit e Prishtinës.

Fatmir Zymberi, pronar i KFC dhe JYSK, tha se për të pasur sukses një kompani gjithmonë duhet që fillimisht të ketë organizim, në mënyrë këtë përvojë ta shndërrojë në praktikë.


MË SHUME NGA Lajme