19:21 / 16.12.2019
Ish-ambasadori holandez propozon Fatmir Sejdiun për president
rtklive.com
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka propozuar Fatmir Sejdiun për president të Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai gjithashtu si opsione i ka parë edhe dy kandidatë të tjerë.
“Fatmir Sejdiu duhet të jetë një kompromis i mirë për postin e presidentit. Ai është me përvojë, i pavarur dhe nuk është më zyrtar i ndonjë partie specifike. Dy njerëz të tjerë plotësisht të pavarur gjithashtu më shkuan në mendje si kandidatë të shkëlqyeshëm: Veton Surroi dhe Vjosa Dobruna, të dy me përvojë lokale dhe ndërkombëtare. Ata do t’i bënin shumë mirë imazhit të vendit", ka shkruar ai.
























