Argjentinasi i talentuar priste Realin, sot nënshkroi për Bayerin
BKT
Sport

Argjentinasi i talentuar priste Realin, sot nënshkroi për Bayerin

Një nga futbollistët më të talentuar të Amerikës së Jugut, mesfushori argjentinas, Eksekiel Palacios (21) do të vazhdojë karrierën e tij në Bayer Leverkusen.

Palacios ka nënshkruar një marrëveshje 5.5-vjeçare për Bayer, ndërsa ish-klubi i tij River Plate do të marrë 15 milionë euro dëmshpërblim.

Real Madrid tregoi interes të madh për shërbimet e tij, madje vitin e kaluar u tha se mesfushori i ri po kalonte me siguri në Madrid. Megjithatë, një vit më vonë, ishte klubi gjerman ai që mori shërbimet e tij.

Trajneri i River, Marcelo Gallardo shprehu zhgënjimin për shitjen e një prej lojtarëve më të mirë, por Palacios kishte një klauzolë kontrate prej 15 milionë eurosh në kontratë.

Palacios ka luajtur për River që nga 2015, dhe ka bërë katër paraqitje për Kombëtaren e Argjentinës deri më tani.