06:36 / 17.12.2019
Prezantohen përceptimet e qytetarëve për dialogun Kosovë-Serbi
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Konrad Adenauer Sttiftung (KAS) sot do të publikojnë rezultatet e anketës "Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e Qytetarëve Kosovarë".
Anketa e organizuar në të gjitha komunat e Kosovës me një mostër prej 1200 respondentësh ka nxjerrë të dhëna interesante mbi preferencat e kosovarëve për akterët e jashtëm, shtetet, liderët dhe organizatat ndërkombëtare. Gjithashtu, anketa ka nxjerrë të dhëna interesante mbi pritjet e qytetarëve për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Konferenca do të mbahet në Europe House. Në panel Butrint Berisha nga PIPS do të prezantojë rezultatet e raportit ndërsa mëpastaj do të kemi një diskutim me panelistin Armend Muja.























