Hoti i LDK-së s`e njeh kampionin e Amerikës Latine, sulmon RTK-në
Zyrtari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka treguar që futbolli dhe ai janë larg. Ai nuk e ka idenë se kush është Flamengo.
"Sonte ne RTK, në televizionin publik, në kohën e lajmeve qendërore jepet ndeshja e dy ekipeve të futbollit që zor se i gjen në Google", ka shkruar Hoti, duke e kritikuar RTK-në për transmetimin e ndeshjes.
Ndaj këtij qëndrimi ka reaguar Drejtori i Përgjithshëm i RTK, Ngadhnjim Kastrati.
Kastrati ka thënë se Hoti duket se nuk paska dëgjuar asnjëherë Flamengon, gjë që nuk ia zë për të madhe atij, porse RTK do të vazhdojë të transmetojë për shikuesit ndeshjet e rëndësishme të futbollit botëror, pavarësisht reagimeve të Hotit. "Flamengo është kampion i Amerikës Latine.., Nesër e transmetojmë Liverpoolin!", ka shkruar Kastrati.
Ndryshe në kuadër të Kupës së Botës për klube që po zhvillohet në Katar sonte janë ndeshur kampioni latino-amerikan Flamengo dhe klubi arab Al Hilal.























