06:05 / 18.12.2019
Sot mblidhet kryesia e Kuvendit, përgatitet për Seancën konstituive
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, të mërkurën do të mblidhet për të bërë përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
“Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë, se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u thirrur në kompetencat kushtetuese ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, për datën 26 dhjetor.
Partitë fituese të zgjedhjeve, VV dhe LDK, ende nuk janë marrë vesh për formimin e qeverisë, pasi posti i presidentit është bërë problem.























