Fustanet nga kadifeja, veshja që po kërkonit për një dimër plot stil
BKT
Lifestyle

Fustanet nga kadifeja, veshja që po kërkonit për një dimër plot stil

Të butë, të mëndafshtë, të këndshëm. Le t’u japim mirëseardhjen veshjeve më të dashura të këtij dimri: fustanet nga kadifeja!

Pavarësisht nëse është i gjatë, i shkurtër apo në gjatësi të mesme, me një fustan të tillë do të jeni ‘mbretëresha e mbrëmjes’.

Një fustan i zi nga kadifeja është i pavdekshëm dhe me të s’do të gaboni kurrë. E njëjta gjë vlen edhe për ngjyrat e tjera të vjeshtës: kafe, jeshile e errët, gri dhe bordo: ngjyra ‘must’ të fustaneve nga kadifeja këtë vit.

Për ato më romantiket, edhe ngjyra rozë dhe e kaltër dhurojnë një ‘look’ të paharrueshëm.

Për sa i përket fustaneve nga kadifeja – nuk ka rregulla dhe çdo gjë është ok. Megjithatë, një trend që po çmend vajzat është ai i fustanit që është i stilit si xhaketë.

Për t’ju ndihmuar të gjeni ‘shpirtin tuaj binjak’ në fustanet nga kadifeja, kemi zgjedhur disa fustane pas të cilëve jemi të sigurt se do të marroseni./ Living.al