Efektet pozitive të kivit që nuk i keni ditur më parë
Kivit janë fruta me një shije shumë të mirë por edhe me përfitime të mëdha shëndetësore. Disa nga përfitimet shëndetësore të kësaj frute janë:
Ndihmon në shërimin e astmës– kjo frutë përmban sasi të lartë të vitaminës C dhe antioksidantë, të cilët janë shumë të mirë në trajtimin e astmës dhe në përgjithësi në përmirësimin e funksionit të mushkërive.
Ndihmon tretjen – kivit përmbajnë shumë fibra, të cilët ndihmojnë tretjen e ushqimit. Këta fruta mund të përdoren dhe për trajtimin e konstipacionit ose kapsllëkut.
Përmirëson funksionin imunitar- vetëm një kivi siguron një sasi të mirë të vitaminës C, e cila dihet se ka një rol bazë në forcimin e sistemit imunitar.
Përmirëson shtypjen e gjakut – substancat bioaktive, që kivi përmban i sigurojnë atij edhe vlera, të cilat kanë ndikim edhe në menaxhimin e tensionit të lartë të gjakut.
Përmirëson shikimin – konsumimi i rregullt i kivit, ndihmon në mbrojtjen e makulës, e cila është përgjegjëse për dobësimin apo humbjen e shikimit.
Redukton mpiksjen e gjakut- disa studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e dy deri në tri kivi në ditë, e ul ndjeshëm rrezikun e mpiksjes apo koagulimit të gjakut. Gjithashtu aty është zbuluar se kivit reduktojnë sasinë e yndyrave në gjak dhe krahasohen me efektin e aspirinës.























