Marsh paqësor për Kosovën
Me moton “Ta ruajmë natyrën, ta ruajmë shoqërinë, stop bulizmit, stop dhunës, stop luftërave, stop diskriminimit” me iniciativën e organizatës EP EnergyPlus sot u promovua projekti EP SFIDA për Kosovën dhe Evropën e bashkuar.
Iniciatori i këtij projekti kryetari i EP EnergyPlus, Fatmir Mucolli ftoi qytetarët të organizohen në marshe paqësore kudo që jetojnë dhe veprojnë si dhe Kosovën ta promovojnë si vend paqësor.
“Bashkatdhetarë kudo që dëgjoni zërin tonë ju lutemi me 21 dhjetor në ora 12:00 në Prishtinë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ të na bashkoheni të solidarizoheni me Reçakun, Prekazin me Kosovën dhe qytetarët pa dallime që luftërat dhe katastrofat humanitare i kanë përjetuar”, tha ai.
Ai madje ftoi edhe këngëtaret Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexhen, Era Istrefi, vëllezërit Xhaka, Xherdan Shaqirin, Amet Xhanajn dhe ambasadorët e akredituar ne shtetet ne diasporë të organizohen në Bruksel, Uashington, Nju Jork, Berlin, Paris e kudo në marshe paqësore.
“Të solidarizohen me ne, me nga një letër të bardhë ne dorë si shenjë solidarizimi ta mbajnë, të ftojnë shoqata nacionale dhe internacionale të kërkojnë që Kosovën vend paqësor në OKB ta pranojnë dhe vendet e Ballkanit në Bashkimin Evropian”, përfundoi Mucolli.























