20:24 / 18.12.2019
Flamengo-Liverpool, finalja e madhe e Kupës së Botës për Klube
Liverpool është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube, pasi që sonte mundi Monterrey, me rezultat 2-1, në Katar, raporton RTKLive.com.
Monterry, kampion i Amerikës qendrore dhe Liverpool, kampion i Evropës, u ndeshen në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Klubeve të Botës
Përballja mes këtyre dy skuadrave, ka dhënë lojë mjaft interesante, më dominim e Liverpoolit, por më raste nga të dy skuadrat.
Ishin kamponit në fuqi të Kontinentit të Vjetër që kaluan në epërsi përmes Keita (12’), ndërsa Mori (14’), barazoi shifrat në 1-1.
Loja mjaft e mirë është zhvilluar edhe në pjesën e dytë, ndërsa skuadra anglez, përmes Firmino gjeti golin e fitores në minutën e 90-të.
Liverpool në finalen do të ndeshet me Flamengon e Brazilit.























