Pacolli në mbrojtje të Trump, thotë se pret fund pozitiv
BKT
Lajme

Pacolli në mbrojtje të Trump, thotë se pret fund pozitiv

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se shkarkimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nuk i nevojitet Amerikës dhe botës

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së pritet të votojë për “fajësimin” e Trumpit – procedurë që në anglisht njihet si “impeachment” dhe një proces i tillë mund të çojë në shkarkim.

Pacolli qëndrimin e tij e ka shprehur në një postim në Twitter.

“Akuza kundër presidentit Trump nuk mendoj se është diçka që Amerika dhe bota ka nevojë. Kosova ka besim të madh në Presidentin Trump, që do të jetë vendimtar në marrëveshjen historike me Serbinë. Pres një fund pozitiv”, ka shkruar ai në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme