Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Edmond Hajrizi Rektor i UBT-së, i cili do të flasë për projektin e 'Realitetit Virtual'.

Po ashtu mysafir do të jetë Shkumbin Ahmetxhekaj gazetar i Radio Televionit të Kosovës, do të flasë rreth çmimit të vendit të dytë i cili e fitoj në programin për gazetari ekselente.

Për shpërndarjen e 22 000 dhurata, "Unë/Ty, Dashuri në Paketë", do të flasë në lidhje direkte nga Shkolla Matematikore Florie Bajoku drejtoreshë e MUTE Foundation.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme