Nga adoleshente e urtë në aktiviste, një dokumentar kushtuar Greta Thunberg
BKT
Kulturë

Nga adoleshente e urtë në aktiviste, një dokumentar kushtuar Greta Thunberg

Udhëtimi i Greta Thunberg nga një “adoleshente e urtë” në një nga figurat kryesore të lëvizjes për klimën do të tregohet me detaje në një dokumentar.

Sipas “Deadline”, suedezja është ndjekur që në protestën e parë në shkollë, gushtin e kaluar në Stokholm, duke vazhduar më pas se si u bë aktiviste e famshme.

Cecilia Nessen dhe Frederik Heinig janë producentët e projektit, ndërsa regjia i është besuar gazetarit suedez Nathan Grossman.

Dokumentari me titull “Greta” do të shfaqet në verën e vitit 2020.


MË SHUME NGA Kulturë