Arsyet pse s’ka maskë dhe balsam më të mirë për flokët se rozmarina
BKT
Lifestyle

Arsyet pse s’ka maskë dhe balsam më të mirë për flokët se rozmarina

Rozmarina është një bimë kurative e përdorur që nga antikiteti si përbërës natyral në produktet e bukurisë tek gratë. Kjo bimë, në gjethet e saj aq të vogla ‘fsheh’ potenciale të mëdha elementesh ushqyese dhe sasi të larta antioksidantësh që kanë shumë benefite për lëkurën dhe flokët.

Për sa i përket shëndetit të flokëve, rozmarina ka një efekt anti-rënie, çka e bën një produkt  ideal në rastin e flokë të rrallë dhe pa jetë. Kjo bimë përdoret si përbërës bazë në shumë produkte që gjenden në treg. Nëse nuk e keni provuar efektin e rozmarinës tek flokët tuaj, do tju flasim për 5 benefite të rëndësishme të saj dhe se si ta përdorni për shëndetin e flokëve tuaja.

Për të ndihmuar rritjen e flokëve

Një nga vetitë kryesore të rozmarinës për shëndetin e flokëve është se pengon rënien e tyre dhe favorizon rritjen. Kjo bimë përmban sasi të larta vitaminash B dhe C si dhe minerale të rëndësishme që kur përthithen nga skalpi i kokës, ndihmojnë për flokë me volum. Ekstraktet e rozmarinës aktivizojnë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe përmirësojnë aktivitetin e folikulave polifere. Rozmarina ndihmon për të eliminuar toksinat që grumbullohen në lëkurën e koës dhe parandalon dobësimin e fibrave dhe kapilarëve. Përdorimi i rregullt i saj i bën flokët voluminozë dhe të mëndafshtë.

Redukton thinjat

Edhe pse nuk ka të njëjtën fuqi si bojërat, romarina, me ekstraktet e saj, ndihmon në reduktimin e thinjave. Acidi kafeik dhe acidi rozmarinik të pranishëm në këtë bimë, veprojnë si ngjyrues natyralë duke reduktuar shfaqjen e flokëve gri ose të bardhë. Aplikimi direkt i saj stimulon aktivitetin e melanociteve, qelizat përgjegjëse për pigmentimin e flokëve. Efekti antioksidant i rozmarinës parandalon ndikimin negativ të radikaleve të lira që përshpejtojnë procesin e plakjes qelizore.

Rozmarina lufton zbokthin

Ndryshimet e pH në skalpin e kokës për shkak të shumimit të disa kërpudhave çojnë në shfaqjen e zbokthit të bezdisshëm. Falë fuqive të saj, rozmarina është një zgjidhje natyrale për t’i dhënë fund problemit të zbokthit. Provojeni që sot! Përbërësit e rozmarinës depërtojnë lehtësisht tek rrënjët duke eliminuar copëzat e bardha të zbokthit. Veprimi antinflamator i rozmarinës qetëson irritimin, duke kontrolluar kruarjen dhe skuqjen.

Largon sebumin e tepërt

Rozmarina, falë vetive të saj ndihmon për të reduktuar prodhimin e sebumit dhe për t’i mbajtur rrënjët e flokut të freskëta dhe të hidratuara. Në këtë mënyrë, ajo eviton bllokimin e gjendrave të flokëve dhe promovon oksigjenimin e duhur. Pastron thellësisht rrënjët duke u dhënë flokëve një pamje të shndritshme dhe të pastër.

Rozmarina është një balsam natyral për flokët

Elementet ushqyes të gjendur tek rozmarina janë një ndihmë e madhe për flokët e dëmtuar, të thatë dhe pa jetë. Ekstraktet e rozmarinës rigjenerojnë fibrat kalpilare duke u dhënë flokëve një pamje të mëndafshtë dhe të hidratuar.

Si të përgatisni një locion flokësh me bazë rozmarinën?

Përbërësit: 500 ml ujë dhe 45 gr rozmarinë

Përgatitja: Hidhni ujin në një tenxhere dhe vendoseni të ziejë. Kur uji të fillojë të ziejë, shtoni rozmarinën, ulni nxehetësin dhe lëreni edhe 5 minuta të tjera. Fikni zjarrin, mbulojeni tenxheren me kapak dhe lëreni të ftohet.

Përdorimi: Kullojeni locionin në një shishe spray dhe më pas sprucojeni në lëkurën e kokës dhe gjithë gjatësinë e flokëve. Ndajini flokët në seksione për të lehtësuar aplikimin e produktit.