Rama për Kosovën: Gjë e gabuar fitimtari të kthehet në humbës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vlerësoi se Kosova po gabon që refuzon pjesëmarrjen në Samitin e Mini-Shengenit.
”Nuk ka gjë më të gabuar sesa fitimtari (Kosova është fitimtare e luftës) të kthehet në humbës, të izolohet dhe të kërkojë madje edhe nga ne që jemi me mish e me shpirt bashkë që të izolohemi nga proceset që vetëm janë në funksion”, ka thënë Rama në "Klan Kosova".
Sipas tij çështja Kosovë-Serbi nuk mund të zgjidhet pa dialog.
”Çështja e Kosovës në raport me Serbinë, nuk mund të zgjidhet me kërcitje dhëmbësh, vetizolim, apo duke viktimizuar Serbinë përmes tarifash që janë të vlefshme për sa kohë sa janë mjete, dhe janë skandaloze për sa kohë kthehen në qëllime. Por mund të zgjidhet vetëm duke folur. Nuk di unë ndonjë konflikt në këtë botë që zgjidhet pa folur. Natyrisht që t’i flet me kundërshtarin, me atë që deri dje ka qenë armiku yt”.























