Mbipesha dhe sëmundjet e lidhura me të
Obeziteti e rrit rrezikun e shumë problemeve fizike dhe mendore. Këto bashkëkombinime sëmundjesh lidhen me diabetin e tipit 2.
Numri i personave mbi peshë apo obezë sa vjen e rritet në rang global, nga viti në vit. Ekspertët thonë se rritja në masë e personave mbipeshë vjen për shkak të modernizimit të botës sonë, duke shkaktuar rrjedhimisht edhe rehati e qetësi psikologjike. Sipas të dhënave, të siguruara edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në vendet më të zhvilluara numri i personave obezë është ndjeshëm më i lartë. Prof. dr. Elmas Eltari shpjegon pasojat e obezitetit, efektet e tij mbi shëndetin, rëndësinë e luftës kundër obezitetit, format e trajtimit etj.
Efektet e obezitetit mbi shëndetin
Pesha e tepërt e trupit shoqërohet me disa sëmundje, veçanërisht me sëmundjet kardiovaskulare, diabetin mellitus tipi 2, apnen obstruktive të gjumit, disa lloje të kancerit, osteoartritin dhe astmën. Si rezultat, obeziteti është gjetur se shkakton rënie të shëndetit në përgjithësi. Lufta kundër obezitetit është një nga mundësitë që parandalon vdekjet në të gjithë botën. Studimet në shkallë të gjerë në Amerikë dhe Evropë kanë gjetur se rreziku i vdekshmërisë është i ulët në rastet e BMI 20-25 kgm2 tek ata që nuk pinë duhan dhe tek ata me 24-27 kg/m2 duhanpirës korrent, me rrezik që rritet gjatë ndryshimeve në çdo drejtim.
Te aziatikët rreziku fillon të rritet midis 22-25 kg/m2. Një BMI mbi 32 kg/m2 është shoqëruar me një raport dyfish më të lartë vdekshmërie midis grave në periudhën mbi 16 vjeç. Në SHBA, obeziteti është vlerësuar që shkakton 111,909 deri në 365,000 vdekje në vit, ndërsa 1 milion (7,7%) e vdekjeve në Evropë i atribuohen peshës së tepërt. Mesatarisht, obeziteti e ul jetën mesatare me 6-7 vjet, me BMI 30–35 kg/m2 e ul jetën e pritshme me 2-4 vjeç, ndërsa obeziteti i rëndë (BMI > 40 kg/m2) e redukton jetën e pritshme me dhjetë vjet. Obeziteti e rrit rrezikun e shumë problemeve fizike dhe mendore. Këto bashkëkombinime sëmundjesh lidhen lidhen me diabetin tipi 2. Sasia e tepërt e dhjamit në trup, në 64% të rasteve lidhet me diabetin tek meshkujt dhe 77% të rasteve tek gratë.
Pasojat shëndetësore shfaqen në dy kategori të gjëra: të atyre nga efektet e rritjes së masës dhjamore (si osteoartriti, apnea bllokuese gjatë gjumit, stigmatizimi social); atyre që shkaktohen nga rritja e numrit të qelizave dhjamore (diabeteve, kancerit, sëmundjeve kardio-vaskulare, sëmundjeve me dhjamosje të heparit (jo-alkoolike). Rritja e dhjamrave në trup mund të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës. Gjithashtu, krijojnë një gjendje pro-inflamatore dhe një gjendje protrombotike.
Obeziteti paradoksal
Tek njerëzit me insuficiencë të zemrës, në ata me BMI midis 30.0 dhe 34.9 ndodhte më pak mortalitet sesa në ata me peshë normale. Kjo i qe atribuuar faktit që njerëzit shpesh humbasin peshë, pasi ata bëhen progresivisht më të sëmurë. Të dhëna të ngjashme u gjetën në lloje të tjera sëmundjesh të zemrës. Njerëzit me obezitet të klasit të parë dhe sëmundje të zemrës nuk ka të ngjarë të kenë probleme të mëtejshme me zemrën krahasuar me njerëzit me peshë normale, të cilët gjithashtu kishin sëmundje të zemrës. Sidoqoftë, rreziku i ngjarjeve të tjera kardiovaskulare në njerëz me shkallë më të lartë obeziteti është më i lartë. Madje, edhe pas bypassit kardiak kirurgjikal, nuk shihet rritja e mortalitetit në ata me mbipeshë ose obezitet. Një studim ka gjetur që përmirësimi i mbijetesës mund të shpjegohet nga trajtimi më agresiv i obezitetit në njerëzit pas ngjarjeve kardiake.
Obeziteti te fëmijët dhe adoleshentët
Mbipesha e fëmijëve varion nga mosha dhe nga seksi. Obeziteti tek fëmijët dhe adoleshentët është i lartë sipas BMI. MI e shëndetshme varion në varësi me moshën dhe seksin e fëmijëve. Obeziteti i fëmijëve dhe adoleshentëve është përcaktuar si BMI më e madhe sesa 95 përqind. Obeziteti fëminor ka arritur proporcione epidemike në shekullin 21, në të gjithë botën. Obeziteti në Kanada, në fëmijë, është rritur nga 11% në vitin 1980, në 30% në 1990-të,ndërsa gjatë kësaj periudhe rritja u arrit nga 4 në 14% në fëmijët e Brazilit.
Sikurse në të rriturit, shumë faktorë kontribuojnë në rritjen e obezitetit tek fëmijët. Ndryshimet në dietë dhe pakësimi i aktiviteteve fizike janë ndër shkaqet kryesore. Për arsye se obeziteti tek shumë fëmijë shoqërohet me shumë sëmundje kronike. Prandaj, fëmijët obesë vazhdojnë edhe në moshën madhore të testohen për shumë sëmundje kronike, si: hipertensioni, hiperlipidemia, dhjamosja e mëlçisë. Trajtimi i përdorur tek fëmijët përqendrohet kryesisht në stilin e jetës, megjithëse bëhen përpjekje të rritet aktiviteti fizik i tyre, por ky ka më pak sukses. Në SHBA medikamentet nuk janë të rekomanduara për këtë grup moshe.
Obeziteti, problemi më i rëndësishëm për shëndetin publik
OKB parashikon se njerëzit mbipeshë dhe obeziteti shpejt do të zëvendësojnë problemet e kequshqyerjes dhe të sëmundjeve infektive si problemet më të rëndësishme tradicionale për shëndetin publik. Obeziteti është një problem i shëndet publik për shkak të shpeshtësisë, kostos dhe efektit mbi shëndetin. Prandaj rekomandohet kontrolli i të gjithë adultëve për ata që janë obezë, duke zbuluar dhe korrektuar faktorët e jashtëm përgjegjës për rritjen apo prevalencën e obezitetit në popullatë. Zgjidhja kërkohet në ndryshimin e faktorëve që ndikojnë në obezitet, si: Përdorimi i ushqimeve me shumë energji dhe mungesa e ushtrimeve apo aktiviteteve fizike. Këto masa duhet të merren sidomos në shkolla me programet shkolle, me palestrat, me konstruktimin e mjediseve urbane, me parqet, me evitimin e pijeve energjike që përmbajnë shumë sheqerna etj.
Diabeti shkakton
Sëmundje ishemike të zemrës
– Sëmundje anginoze
– Infarktin e miokardit
– Insuficiencë kongjestive të zemrës
– Rritje e presionit të gjakut
– Rritje jo normale e kolesterolit
– Trombozë e thellë e venave dhe embolia
pulmonar
– Trashja e lëkurës
– Celuliti
– Hirsutizmi
– Intertrigo
– Diabeti i sheqerit
– Sindromi ovarial
– Çrregullimet menstruale
– Infertilitet
– Komplikacionet gjatë barrës
– Defektet e lindjes
– Vdekjet fetale brenda mitrës
– Sëmundja e refluksit gastroezofageal
– Steatoza e heparit
– Goditja në tru
– Migrenë
– Dementia
– Hipertensioni idiopatik intrakranial
– Skleroza e shumëfishtë
– Neuralgjia parestetike
– Kanceri i ezofagut
– Kanceri i zorrës së trashë
– Kanceri i pankreasit
– Kanceri i tëmthit
– Kanceri i mitrës
– Leucemi
– Melanomë malinje
– Depresioni i grave
– Stigmatizimi social
– Apnea obstruktive e gjumit
– Sindroma e obezitetit hipoventilues
– Astma
– Rritje të ndërlikimeve gjatë anestezisë
së përgjithshme
– Artriti i kyçeve
– Rënia e lëvizshmërisë,
– Osteoartriti
– Disfunksioni erektil
– Mosmbajtja e urinës
– Mosfunksionimi i veshkës
– Hipogonadizm
Trajtimet kryesore për obezitetin janë: dietat dhe ushtrimet fizike. Programet me dietën mund të japin rënie në peshë për një kohë të shkurtër, por ruajtja e kësaj peshe të humbur, shpeshherë, kërkon ushtrime dhe pakësimin e ushqimeve energjike, si pjesë e përhershme e stilit të jetës së personit. Të gjitha llojet e dietave me “pak karbohidrate” dhe “pak yndyrna” janë të mirëpritura, ashtu si edhe në rastet e sëmundjeve të zemrës dhe në rastet e diabetit. Sukseset me uljen e dietës dhe ndryshimin e stilit të jetës janë të ulta, që lëkunden nga 2-20%. Këshilla intensive rekomandohen në ata të cilët janë njëkohësisht obezë dhe me sëmundje zemre.
Tre medikamente: orlistat (Xenical), lorcaserin (Belviq) dhe një kombinim i phentermines dhe topiramates (Qsymia) janë në përdorim prej një kohe të gjatë. Rënia në peshë me orlistat është modeste, me një mesatare 2.9 kg (6.4 lb) për 1 deri 4 vjet. Përdorimi i saj shoqërohet me shumë çrregullime anësore gastro-intestinale dhe efekte negative në veshka. Dy mjekimet e tjera janë të përshtatshme në SHBA, por jo në Evropë. Lorcaserini resulton pozitiv mesatarisht me 3.1 kg humbje peshe (3%) më shumë sesa placebo për gjatë një viti, por mund të rrisë problemet me valvulat e zemrës. Kombinimi i phenterminës dhe topiramates është disi më efektiv. Sidoqoftë, ai mund të shoqërohet me probleme në zemër.
Trajtmi kirurgjikal
Trajtimi më efektiv për obezitetin është kirurgjia. Komplikacionet ndodhin në rreth 17% të rasteve dhe rioperacioni është i nevojshëm në 7% të rasteve. Për shkak të kostos dhe rreziqeve po kërkohen metoda trajtimi më efektive dhe më pak invazive duke përfshirë devisat me “mbushje” të hapësirës së stomakut me ballona.
Si ndikojnë sëmundjet e tjera
Disa sëmundje të tjera fizike dhe mendore, si dhe të disa substancave farmaceutike të përdorura për të trajtuar ato, mund të rrisin rrezikun e obezitetit. Disa nga problemet shëndetësore që rrisin rrezikun e obezitetit:
hipotiroidizimi
hiperkortizolizmi (Sindroma
“Cushing”)
pamjaftueshmëria e hormoneve të
rritjes
çrregullimet e hormonit të oreksit
sindromi i ushqyerjes natën
Sidoqoftë, obeziteti nuk është një sëmundje psikiatrike. Rreziku i mbipeshës dhe obeziteti është më i madh në pacientët me çrregullime psikike sesa në personat pa çrregullimet psikotike. Disa mjekime mund të shkaktojnë rritje të peshës ose ndryshime në kompozimin trupor. Këtu përfshihet: insulina, sulfonilureas, antidepresantët, disa antikonvulsantë, disa forma të hormoneve kontraceptive etj.
Shkaktarët
Në nivelin individual, një kombinim i marrjes së energjisë ushqimore të tepërt dhe mungesës së aktivitetit fizik, mendohet se shpjegon shumicën e rasteve të obezitetit. Një numër i kufizuar i dedikohen:
– faktorit gjenetik
– shkaqeve mjekësore
– sëmundjeve psikiatrike.
Përkundrazi, shtimi i rasteve
të obezitetit në një nivel shoqëror,
i dedikohet:
– dietave të përdorura
– makinave
– manifakturave mekanike























