Shfaqja `Arrëthyesi` e studio `Behia’s Dance`në Teatrin Kombëtar
BKT
Kulturë

Shfaqja `Arrëthyesi` e studio `Behia’s Dance`në Teatrin Kombëtar

Studio e baletit “Behia’s dance” bashkë me 90 balerina teëë vogla do të përformojnë në Teatrin Kombëtar të shtunën në ora 17:00.

Shfaqja quhet ”Arrëthyesi” dhe për 40 minuta do të argëtojnë publikun, i cili është në numër të madh sepse tani më janë shitur të gjitha biletat. Njê interesim i jashtëzakonshëm i prindërve dhe fëmijëve për ta parë “Arrëthyesin”. 

Behije Murtezi dhe Driton Saqipi janë dy koreografët e kësaj shfaqje dhe njëkohësisht “Behia’s Dance” feston 10 vjetorin e funksionimit si studio baleti. 

Shfaqja është realizuar për festat e fundvitit, bazohet në historinë e arrëthyesit  të kompozitorit të njohur Çajkovski dhe në këtë shfaqje nuk është vetëm një princesē po janë dy, ato janë dy balerina motra binjake të cilat do ta realizojnë këtë rol tha-koreografja Murtezi per rtklive.

Behije Murtezi është balerinë në Baletin Kombëtar të Kosovës dhe punën me fëmijë tē vegjël e cilëson si shumë te veqantë.


MË SHUME NGA Kulturë