​Haradinaj thotë se fituesi i zgjedhjeve po e vonon krijimin e institucione
BKT
Lajme

​Haradinaj thotë se fituesi i zgjedhjeve po e vonon krijimin e institucione

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është duke e vonuar krijimin e institucioneve, për çka shtoi se nuk e kupton pse fituesi nuk e krijon qeverinë.

Ai tha se është mirë që institucionet të krijohen sa më shpejt, pasi sipas tij, vazhdimisht është menduar se po ndodhin shpenzime jo të arsyeshme, emërime jo të duhura dhe probleme të tjera. E për këto, Haradinaj shtoi se fituesi i zgjedhjeve nuk po lodhet.

Haradinaj derisa ka folur për mbajtjen e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë për mini-shengenin, tha se nuk duhet të mërziten kush ku shkon, por duhet të mërziten pse nuk po i kryejnë punët e tyre.

I pyetur se nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon të krijojë koalicionin qeverisës me LDK-në, a do të pranonte një ftesë për të qenë pjesë e qeverisë, Haradinaj tha se janë parti opozitare.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme përsëri janë takuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa por sërish nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje./kp/


MË SHUME NGA Lajme