Komshiq: Për mua Kosova është shtet i pavarur
Sharr Travel

Komshiq: Për mua Kosova është shtet i pavarur

Anëtari i presidencës së Bosnje Hercegovinës Zheljko Komshiq në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës ka deklaruar se pavarësisht a ekziston njohja e ndërsjellë në mes Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës, kjo punë është fakt i kryer.

“Siç qëndrojnë tani punët, duhet të presim, edhe pse unë nuk kam dilema se Kosova është shtet i pavarur”, ka thënë Komshiq. Në pyetjen e gazetarit se a ka dakordim për këtë, Komshiq është përgjigjur: “Nuk kam dakordim për këtë, por kam të drejtë të kem qendrim timin. Unë nuk do të flas gjithmonë atë që është e dakorduar, për shkak se ne jemi tre në Presidencën e BH nuk do të thotë se më duhet autorizimi i Presidences për të thënë diçka. Në veprimet e mia diplomatike duhet t’u permbahem disa rregullave të cilat vlejnë në BH. E përsërisë, për mua Kosova eshte shtet i pavarur! Kjo tashmë është punë e kryer, vetem është çështje e momentit kur do ta pranojnë te tjerët në rajon”, thotë Komshiq.

Ndërsa sa i përket një marrëveshjeje të mundëshme mes Kosovës dhe Serbisë, Komshiq ka thënë se “gjithë ajo që po ndodh me Kosovën, posaçërisht bisedimet mes Beogradit e Prishtinës, janë çështje e marreveshjeve të tyre. Por për çfardo që ata bien dakord, nuk mund të jetë precedan për zgjidhjen e problemeve, siç thuhet në Ballkanin Perëndimorë e posaçërisht në Bosnje Hercegovinë”, thotë Komshiq.